Fjalët e Luka Modric pas fitimit të Topit të Artë dhe injorimit nga Ronaldo e Messi: Isha në zor

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, duke u bërë kroati i parë që fiton Topin e Artë. Ai si gjithmonë ka falenderuar bashkëlojtarët e tij te Real Madridi dhe Kroacia, teksa ka treguar se sa vështirë ka qenë për të, të arrijë në këtë pikë. ”Falenderoj bashkëlojtarët e […]
Ai si gjithmonë ka falenderuar bashkëlojtarët e tij te Real Madridi dhe Kroacia, teksa ka treguar se sa vështirë ka qenë për të, të arrijë në këtë pikë.
”Falenderoj bashkëlojtarët e mi te Real Madridi, të cilët më ndihmuan jashtëzakonisht shumë. Me Kroacinë gjithçka ishte ëndërr, ajo finale – falenderoj edhe bashkëlojtarët e mi atje”.
”Unë kam për të thënë një frazë: ‘Gjërat e mira nuk vijnë lehtë’, prandaj mos u dorëzoni. Për të arritur këtë nuk ishte aspak e lehtë”, u shpreh i emocionuar Modric.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi munguan në ceremoninë e sontme. /Periskopi












