Federata e Xhudos mbështetet nga Qeveria me 143 mijë euro

Në bazë të kërkesës së Federatës së Xhudos së Kosovës për mbështetje financiare, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin që të ndajë mjete për renovimin e palestrës sportive. Palestër kjo, në të cilën Federata është duke zhvilluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Shuma e mjeteve të ndara është 143 mijë euro. Mjetet po […]
Në bazë të kërkesës së Federatës së Xhudos së Kosovës për mbështetje financiare, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin që të ndajë mjete për renovimin e palestrës sportive.
Palestër kjo, në të cilën Federata është duke zhvilluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.
Shuma e mjeteve të ndara është 143 mijë euro.
Mjetet po ashtu do të sigurojnë kushtet e transportit për xhudistët.












