Debate të frytshme nga konferenca e dytë, ‘Sporti dhe Media’

Debate të frytshme nga konferenca e dytë, ‘Sporti dhe Media’

Debate të frytshme dhe rekomandime të ndryshme dolën nga konferenca e dytë “Sporti dhe Media”, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK). Në konferencën e mbajtur në Prishtinë, morën pjesë drejtuesit më të lartë të KOK-ut, MKRS-së, federatave sportive, doajenë të gazetarisë sportive, gazetarë dhe […]

Në konferencën e mbajtur në Prishtinë, morën pjesë drejtuesit më të lartë të KOK-ut, MKRS-së, federatave sportive, doajenë të gazetarisë sportive, gazetarë dhe studentë të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Konferenca kishte për qëllim nxjerrjen në pah të pritshmërive të KOK, MKRS e federatave me media dhe anasjelltas, shqetësimet që kanë institucionet sportive me mediat dhe anasjellas, digjitalizimi i medias, me theks të veçantë portalet, lajmet ‘Fake news’ etj.

Konferenca u hap nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili duke uruar dhe folur për rëndësinë e kësaj konference, si dhe duke ftuar të gjithë të jenë aktiv, theksoi se kjo konferencë po organizohet me qëllim të shpalosjes së pritshmërive të njëri tjetrit, pritshmërive të gazetarëve nga sporti dhe anasjellta. Paneli i medias

I pari i SHGSK-së, Arlind Grantolli, tha se të gjithë njëzëri duhet të përmirësojmë gjendjen në relacionin sporti dhe media, derisa theksoi se duhet përmendur edhe sukseset, të cilat i kemi arritur qoftë si komunitet sportiv, qoftë si institucione apo edhe si SHGSK, derisa shtoi se ky debat do t’i kontribuojë zhvillimit të sportit në të gjitha instancat që nga lartë e deri më poshtë.

Në emër të ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, konferencën e përshëndeti këshilltari i tij, Daut Thaqi, i cili tha se MKRS do të jetë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjithë gazetarët.

Sipas tij sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë dhe se pa pasqyrimin e mediave edhe paraqitjet e sportistëve nuk do të ishin të plotfuqishme.
Konferenca u zhvillua me dy panele, të cilat përbëheshin njëri nga sporti dhe tjetri nga media.

Sportin e përfaqësonin: Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eugen Saraqini, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS dhe Shasivar Haxhijaj, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut.

Në panelin e mediave ishin: Skënder Krasniqi, Driton Latifi, gazetar shumëvjeçar dhe analist, Valon Konushevci, Arlind Sadiku, sekretar i SHGSK dhe gazetar, si dhe Qëndresa Krelani, moderatore, gazetare e komentatore.

Gjatë debateve të frytshme të paneleve dhe pjesëmarrësve u shfaqën shqetësime të ndryshme në raportet media me institucionet, derisa kushtet e gazetarëve nëpër stadiume dhe Palestra ishin një temë e veçantë që u trajtua.

Në fund u dhanë rekomandimet e shumta të dala gjatë diskutimeve.

Rekomandimet e dala nga konferenca e dytë: Sporti dhe Media
–    Të përcillen më shumë sporti i hendbollit dhe sportet tjera individuale.
–    Të ketë më shumë gazetari hulumtuese
–    Të këtë më shumë kushte dhe hapësirë më të madhe për gazetarët sportivë në terrenet sportive.
–    Të ketë prani më të madhe të gazetareve femra në redaksi të sporteve
–    Federatat sportive të pasqyrojnë aktivitetet e tyre edhe në rrjetet sociale
–    Të ketë më shumë bashkëpunim të gazetarëve sportivë me federatat sportive
–    Lajmet të jenë nga vendi i ngjarjes, e jo copy-paste
–    Gazetarët të ftojnë dy palët e “interesit” në emisionet sportive
–     Studentët e gazetarisë të përfshihen në federata, për të dhënë kontributin si zyrtar për media në formë praktike. /NOC/Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova