Dashuria e parë e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

Dashuria e parë e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

Jemi mësuar ta shohim çdo ditë në funksionin e kryeprokurorit të Shtetit, mirëpo nuk e harron dot dashurinë e vjetër që e ka nga fëmijëria, basketbollin. Në një rrëfim ekskluzivisht për “Zërin” Aleksandër Lumezi i tregon aftësitë e tij dhe nostalgjinë për basketbollin, sport me të cilin është marrë në rini, fillimisht si lojtar e […]

Jemi mësuar ta shohim çdo ditë në funksionin e kryeprokurorit të Shtetit, mirëpo nuk e harron dot dashurinë e vjetër që e ka nga fëmijëria, basketbollin. Në një rrëfim ekskluzivisht për “Zërin” Aleksandër Lumezi i tregon aftësitë e tij dhe nostalgjinë për basketbollin, sport me të cilin është marrë në rini, fillimisht si lojtar e pastaj edhe si trajner, duke e fituar madje edhe kupën. Shihet krejt ndryshe kur flet edhe për grupet më të preferuara muzikore,

Pasi ka përfunduar orarin e punës si kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi është nisur për në sallën e basketbollit në “Don Bosko”, aty ku do të na i demonstrojë aftësitë e tij prej basketbollisti. Këtë e kishte profesion dhe pasion qysh nga mosha 14-vjeçare. Në terminin e caktuar ai arrin nën përcjelljen e eskortës së tij. Me të arritur në sallën e basketbollit, Lumezi i entuziazmuar dhe nostalgjik për këtë sport hyn në zhveshtore për të lënë petkun e të parit të Prokurorisë së Shtetit, për të veshur atë të basketbollistit.

Dashuria për këtë sport vërehet lehtë në fytyrën e tij teksa i shfaq aftësitë e tij prej basketbollisti, duke u kthyer disa vite mbrapa. Kryeprokurori Aleksandër Lumezi e pranon se i mungon shumë ky sport dhe koha kur ishte pjesë e ekipit basketbollistik “Prishtina”.

Derisa moshatarët e tij merreshin me aktivitete të tjera, Lumezi thotë se ai kishte zgjedhur basketbollin, i cili i flinte në shpirt.

Ai tregon se në kohën e tij ishte trendi të merresh me këtë sport.

“Më mungon shumë, unë merrem nganjëherë me të, por jo si përpara. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të merrem me basketboll derisa kam qenë i ri, adoleshent, faktikisht atëherë ka qenë në trend dhe shumë urbane të merresh me basketboll. Derisa fëmijë të gjeneratës merreshin me vozitje të veturave, me muzikë ose duke shkuar nëpër kafene, unë kohën më të madhe e kam kaluar duke u stërvitur nëpër palestra sportive dhe atë nga një orë ose një orë e gjysmë”, tregon Lumezi./zeri

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova