Cunam i tmerrshëm në Indonezi, 168 të vdekur

Cunam i tmerrshëm në Indonezi, 168 të vdekur

Zyrtarët qeveritarë të Indonezisë kanë thënë se të paktën 168 persona kanë vdekur dhe 745 janë lënduar pasi një cunami e goditi bregdetin e Ngushticës së Sundas. Agjencia shtetërore për menaxhimin e emergjencave ka deklaruar se qindra ndërtesa janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore. Besohet se shkaktare e këtij cunami ishte lëvizja e shtresave të […]

Besohet se shkaktare e këtij cunami ishte lëvizja e shtresave të tokës në det pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”. Ngushtica e Sundas gjendet mes Detit Java dhe Oqeanit Indian. Agjencia shtetërore për menaxhimin e emergjencave ka thënë se numri i vdekjeve ka gjasë që të rritet. Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në rajonet Pandeglang, Lampung dhe Serang.

Oystein Lund Andersen, fotograf norvegjez i vullkaneve, i cili ndodhej afër zonës së goditur, ka thënë se vullkani ka nxjerrë shumë lavë para se valët e fuqishme të detit të ngriheshin. “Më herët vullkani ishte shumë aktiv por disa çaste para valëve, gjithçka ishte e qetë. Papritmas i pashë valët e larta dhe u detyrova të vrapoj. Drejt tokës erdhën dy valë, e para ishte më e dobët, ndërsa e dyta më e madhe”, tha ai.

Shkaqet e cunamit janë ende duke u hetuar. Eksperti i vullkaneve, Jess Phoenix, i ka thënë BBC-së se shpërthimi i vullkanit shkakton shtypje ndaj shtresave nëntokësore dhe kjo mund ta nxisë lëvizjen e shtresave. Rrjedhimisht, toka e detit e trazon ujin dhe krijon valë të larta. Në anën tjetër, agjencia gjeologjike e vendit ka kërkuar që askush të mos i afrohet vullkanit në largësi më të vogël se dy kilometra, shkruan “BBC”.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj