Balotelli nuk e harron zakonin, përleshet me trajnerin

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë, edhe pse trajneri i Italisë Roberto Mancini e merr me të mirë, duke thënë se “shpresa vdes e fundit”. Sulmuesi italian po përjeton një sezon të zi, sepse nuk është dukur asnjëherë në formë të plotë fizike dhe nuk po bëhet vendimtar. Goli mungon që prej muajit maj, ndërsa janë […]

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë, edhe pse trajneri i Italisë Roberto Mancini e merr me të mirë, duke thënë se “shpresa vdes e fundit”.

Sulmuesi italian po përjeton një sezon të zi, sepse nuk është dukur asnjëherë në formë të plotë fizike dhe nuk po bëhet vendimtar. Goli mungon që prej muajit maj, ndërsa janë 5 kartonë të verdhë dhe shumë nerva në sezonin e ri.

Ndonëse shpesh thuhet se Balotelli është pjekur dhe vetë sulmuesi pretendon se ka ndryshuar, faktet tregojnë të kundërtën. Nica barazoi 0-0 në Guingamp të shtunën në mbrëmje dhe trajneri Patrick Vieira e zëvendësoi Balotelli-n në minutën e 75-të, vendim që e tërboi sulmuesin.

Pas daljes nga fusha Balotelli nisi një debat me trajnerin, duke i drejtuar edhe gishtin, ndërsa turfullonte. Pas ndeshjes Vieira u tregua i prerë: “Unë stërvit Nicën, jo Balotellin. Nuk jam trajneri personal i askujt”. Me siguri një ndëshkim në horizont për sulmuesin, që pritet të humbasë vendin në formacion. SuperMario tashmë ka super vetëm nervat…

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin