Ajeti: Nuk gabova që tradhtova Shqipërinë për Zvicrën

Ajeti: Nuk gabova që tradhtova Shqipërinë për Zvicrën

Tabloidi zviceran“Blick”, i ka kushtuar një hapësira të veçantë sulmuesit të Baselit, Albian Ajeti, që është vëllai i mbrojtësit të Kombëtares Kuqezi, Arlind Ajeti. Ai e konsideron të drejtë vendimin që zgjodhi Zvicrën, por Shqipëria mbete shtëpia e familjes. “Shqipëria dhe Zvicra? Është shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për […]

Ai e konsideron të drejtë vendimin që zgjodhi Zvicrën, por Shqipëria mbete shtëpia e familjes.

Shqipëria dhe Zvicra? Është shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën”, u shpreh Ajeti.

Vëllezërit futbollistë: Unë kam një vëlla binjak, Adonis, që po luan me Chiasson tani. Fati i tij erdhi tek unë. Ai u dëmtua dhe ka luftuar shumë për t’u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit  janë shumë të rëndësishëm për mua.

Nëna: Ajo do të thotë gjithçka për mua! Nuk ka ditë, që nuk flasim.

Babai: Ai ka të njëjtin status, si nëna ime. Ai, gjithashtu, do të thotë gjithçka për mua. Babai është kontakti im i parë. Ai është si një mik, edhe pse është shpesh kritiku im i parë.

Ushqimi i preferuar: Gjithçka që gatuan nëna ime.

Champions: Shumë keq që nuk mundëm të vijojmë më tej në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte një përvojë e këndshme për mua si lojtar i ri. Do ta provojmë përsëri, edicionin e ardhshëm.

Suksesi: Te FCB provova tre tituj kampioni. Fitorja më e rëndësishme ishte në Lisbonë, një vit më parë, kur u kualifikuam për në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

I dashuruar: Për momentin, jo. Ndoshta do të ketë diçka për Krishtlindje, ose vitin e ardhshëm. Është në dorën time (qesh).

Paratë: Gëzohem t’i kem ato, por nuk janë më të rëndësishmet për mua. Shumë më e rëndësishme është të kesh shëndet të plotë.

Hobet: Të dal me familjen, të bëj diçka me miqtë. Në këtë moment, për shembull, kam për të vizituar tregun e Krishtlindjeve.

Instagrami: Një çështje e vogël. Unë informohem aty se çfarë ndodh brenda dhe jashtë, por jo aq shpesh, sa më parë.

Operacionet: Unë nuk ia dëshiroj askujt ato. Vëllai im binjak tani ka bërë dy operacione serioze. Një herë në tendinën e Akilit, herën tjetër në gjunjë.

Golat: Unë jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, këtë e konsideroj arritje shumë të mirë. Bashkëlojtarët më ndihmuan, kur panë se mund të bëhesha golashënuesi më i mirë.

Pushimet: Do t’i kaloj me familjen dhe në Dubai.

E ardhmja: Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin, jam i përqendruar te FCB. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova