Zjarr i madh në Obiliq (Foto)

Sot ka shpërthyer një zjarr në Obiliq afër Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Zjarri ka shpërthyer tek Metalkosi, jashtë hapësirave operative të KEK-ut. “Por pavarësisht kësaj, me urdhëresë të drejtorit menaxhues, Nijazi Thaqi, KEK-u me të gjitha njësitë që ka në dispozicion menjëherë kanë shkuar në vend të ngjarjes edhe e kanë eliminuar zjarrin edhe […]
Zjarri ka shpërthyer tek Metalkosi, jashtë hapësirave operative të KEK-ut.
“Por pavarësisht kësaj, me urdhëresë të drejtorit menaxhues, Nijazi Thaqi, KEK-u me të gjitha njësitë që ka në dispozicion menjëherë kanë shkuar në vend të ngjarjes edhe e kanë eliminuar zjarrin edhe nuk ka asnjë asnjë rrezik për operimet ditore që i ka KEK-u”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.
Sipas tij, ka qenë zjarr fushor, është djegur bari por nuk ka asnjë rrezik për operimet e KEK-ut.
“Vlen të theksohet se intervenimi ka rezultuar i suksesshëm dhe gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur asnjë të lënduar”, ka deklaruar Bucolli për Kallxo.com.

















