Ylli i Manchester United lëndohet para ndeshjes me Juventusin

Romelu Lukaku nuk është stërvitur me skuadrën në prag të ndeshjes me Juventusin, që Manchester United e luan nesër në Torino. Sulmuesi belg nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të United, shkaku i një lëndimi në muskul që e pësoi në stërvitje. Përkundër trajtimit që mori gjatë fundjavës, 25-vjeçari nuk është cilësuar si […]
Sulmuesi belg nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të United, shkaku i një lëndimi në muskul që e pësoi në stërvitje.
Përkundër trajtimit që mori gjatë fundjavës, 25-vjeçari nuk është cilësuar si i gatshëm për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të martën në Carrington.

Reprezentuesi i Belgjikës po kalon në një krizë golash këtë stinor, pasi në 14 takime në të gjitha garat ai ka mundur të shënojë vetëm katër herë.
Në dy ndeshjet e fundit që Lukaku nuk ka qenë në ekip, United ka arritur të fitojë, kurse në vend të tij në sulm ka luajtur Alexis Sanchez.
“Djajtë e Kuq”, kanë katër pikë nga tri ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve këtë stinor./Periskopi/












