”Xherdan Shaqiri, transferimi më i mirë i sezonit në Premier League”

”Xherdan Shaqiri, transferimi më i mirë i sezonit në Premier League”

Ish-mesfushori i Arsenalit, Paul Merson, e ka zgjedhur shqiptari me nënshtetësi zvicerane të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, si transferimin më të mirë të sezonit, për shkak të çmimit të ulët të tij. Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro. Ai u largua nga Stoke City, ku kishte qëndruar për […]

Ish-mesfushori i Arsenalit, Paul Merson, e ka zgjedhur shqiptari me nënshtetësi zvicerane të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, si transferimin më të mirë të sezonit, për shkak të çmimit të ulët të tij.

Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro. Ai u largua nga Stoke City, ku kishte qëndruar për tri sezone, para se ata të binin nga Premierliga në Championship.

Që nga ky transferim, ai ka luajtur në dy nga tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, përfshirë edhe fitoren kundër Crvena Zvezdas me rezultat 4-0. Paraqitjet e Shaqirit në ndeshjet e këtij sezoni me Liverpoolin kanë bërë që Merson ta zgjedhë atë si transferimin më të mirë të sezonit.

“Shaqiri është i pari që më erdhi në mendje, dhe ndoshta dikush do të më vrasë sepse do të ketë ndonjë lojtar tjetër që ka bërë më shumë. Por, për çmimin që pagoi Liverpooli për të dhe për mënyrën se si ai ka arritur të përshtatet, mendoj se ka bërë punë shumë të mirë”, ka thënë Merson.

“Unë nuk mendova se ai do të përshtatej menjëherë me sistemin e tyre sepse përkushtimi i tij nga punës është vënë në dyshim në të kaluarën, por tani ai e ka ngritur nivelin e tij. Ai më ka bërë më shumë përshtypje sesa që mendoja”.

“Mendoj se ka qenë një gjë shumë e mirë për të punojë me Jurgen Kloppin. E kemi parë Kloppin duke i bërtitur kur nuk luante aq mirë dhe ai i është përgjigjur menjëherë me gola”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova