Vdekjet dhe lëndimet në vendin e punës: Ministria e punës pezullon 30 vendpunime

Vdekjet dhe lëndimet në vendin e punës: Ministria e punës pezullon 30 vendpunime

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes Inspektoratit të Punës (IP), në vazhdën e angazhimeve dhe masave të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, ka hartuar Planin Operativ për ngritjen e masave të sigurisë në vendet e punës, me theks në sektorin e ndërtimtarisë. Përgjatë dy javëve, në komunën e Prishtinës, […]

Përgjatë dy javëve, në komunën e Prishtinës, ku është më i përqendruar sektori i ndërtimtarisë, gjatë inspektimit të rreth 160 vendpunishteve janë shqiptuar 14 gjoba (ato subjekte të cilat nuk i kanë zbatuar vendimet e inspektorëve nga inspektimet e mëherëshme), dhe janë ndërprerë punimet me masën e pezullimit të përkohshëm në 11 subjekte.

 

 

Pas vizitave dhe analizave të planit operativ të zhvilluar përgjatë dy javëve të kaluara, MPMS dhe IP kanë konstatuar se këto masa nuk kanë rezultuar të mjaftueshme në ngritjen e masave të sigurisë, gjithmonë në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Duke pasur parasysh rastet e aksidenteve, lëndimeve dhe atyre me fatailitet, me kërkesë të ministrit të MPMS-së, Skender Reçica për zbatim të pakompromis të legjislacionit në fuqi, inspektorati i Punës nga dje ka vazhduar riinspektimet në këtë sektor, duke kërkuar nga subjektet zbatimin e plotë të masave të sigurisë (skelet) dhe pajisjet personale mbrojtëse, meqë rast është pezulluar puna përkohësisht në mbi 30 vendpunishte të ndërtimit.

Qëllimi i vetëm i aktivitetit të përqëndruar në sektorin e ndërtimtarisë, është rritja e masave të sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetëve të punëtorëve.

Për informim të qytetarëve dhe subjekteve që për veprimtari kanë sektorin e ndërtimit, ju njoftojmë se pezullimet e përkohëshme të punës në vendpunishte nuk janë shoqëruar me gjoba. Subjekteve u është dhënë vendimi për pezullim të punëve deri në plotësimin e masave të sigurisë, gjoba pason në rastet kur shkelet ky vendim nga subjektet.

MPMS dhe IP u bëjnë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë masat e përcaktuara me legjislacion rreth sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës dhe njëherë të gjithë punëtorëve që të raportojnë rastet kur të drejtat e tyre nuk respektohen dhe shkilen nga punëdhënësit. MPMS do të jetë e pakompromis në zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj