Sqarim i Periskopit për deputeten Albulena Haxhiu

Redaksia e Periskopit i kërkon ndjesë deputetes së Vetëvendosjes, znj. Albulena Haxhiu, që gabimisht e ka futur emrin e saj në listën e deputetëve që nuk kanë qenë në sallë për të votuar rezolutën e sotme për kufijtë. Në titullin e lajmit ‘Emrat e opozitarëve që nuk e votuan rezolutën e LDK’së, në mesin e […]
Në titullin e lajmit ‘Emrat e opozitarëve që nuk e votuan rezolutën e LDK’së, në mesin e tyre edhe Albin Kurti’, paqëllimshëm është lëshuar ky gabim.
Duke shpresuar në mirëkuptimin e zonjës Haxhiu, Periskopi ka larguar emrin e saj nga kjo listë dhe publikojmë edhe një herë dokumentin ku shihet se vota e deputetes Haxhiu ka qenë ‘po’ [pra, pro rezolutës].













