Si të konsumoni pastat pa shtuar në peshë

Si të konsumoni pastat pa shtuar në peshë

Kur nisim dietën, sidomos nëse jemi autodidaktë, pa udhëzimet e një dietologu apo mjeku, ushqimi i parë nga i cili heqim dorë, janë makaronat. Jo vetëm është e gabuar, por edhe antiproduktive. Nëse konsumohen në sasitë e duhura dhe me kombinimin e ushtrimeve fizike, karbohidratet mund të na ndihmojnë madje të humbasim peshë, duke ruajtur […]

Jo vetëm është e gabuar, por edhe antiproduktive. Nëse konsumohen në sasitë e duhura dhe me kombinimin e ushtrimeve fizike, karbohidratet mund të na ndihmojnë madje të humbasim peshë, duke ruajtur masën e dobët trupore dhe duke na dhënë energjinë për të cilën kemi nevojë për të përballuar me humor të mirë ditët.

Çfarë thotë shkenca? – Një studim kanadez i kohëve të fundit, i kryer nga mjekët e spitalit ‘St. Michael’, drejtuar nga doktori John Sievenpiper, ka demostruar se karbohidratet që përmbajnë makaronat, jo vetëm që  mund të konsiderohen pjesë e një diete të shëndetshme, por mbi të gjitha që nuk ndalojnë të humbasësh peshë.

Pacientët e përfshirë në studim, konsumuan 3,3 porcione makaronash në javë, si zëvendësim i karbohidrateve që merren në mënyra të tjera dhe humbën rreth gjysmë kile në 12 javë. Praktikisht, sipas studimit, makaronat nuk kontribuan në shtimin e peshës apo rritjen e dhjamit në trup.

Kujdes me gliceminë – Gjithçka varet nga lloji i karbohidrateve që përmbajnë makaronat krahasuar me karbohidratet e pranishme në ushqimet e tjera. Në këtë rast treguesi i glicemisë, është më i ulët se në ushqimet e tjera të pasura me karbohidrate.

Një racion makarona, praktikisht, prodhon nivel më të ulët të sheqerit në gjak se ç’mund të prodhojnë ushqimet e tjera.

Nivel të lartë të glicemisë për shembull kanë sheqernat e thjehta. Mes karbohidrateve që kanë nivel të ulët glicemik, mund të futet edhe buka në rast se është integrale, ndërkohë që duhet të evitoni shkopinjtë e brumit dhe biskotat e kripura. Edhe makaronat është mirë t’i zgjidhni integrale, mundësisht bio.

Vetëm makarona apo të shoqëruara? – Edhe pse një pjatë makarona përmban 300 kalori mesatarisht, mund t’ia lejoni vetes një të tillë. Është më mirë ta konsumoni bashkë me proteina. Në këtë mënyrë do ruani peshën trupore.

Mund ta shoqëroni me salcë domatesh shqeto, me pak borzilok dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Ideale do ishte ta shoqëronit me perime, sidomos ato të pasura me fibra siç janë: çikorja, kungulli, argjinarja. Pse jo, shoqëruar me bishtajoret si: bizele apo thjerrëza.

Po sasia? – Racioni i duhur varion sipas moshës, seksit dhe aktivitetit fizik që bëni çdo ditë. Mund të konsumoni rreth 70-80 gramë, deri në 120 gramë për burrat apo për personat që bëjnë shumë sport. Kur gatuani makaronat, kini parasysh të mos jenë shumë të gatuara apo të pa gatuara fare, por të përshtatshme ‘për dhëmbët’.

Të gatuara siç duhet, makaronat janë më të tretshme, pasi amidet që përmbajnë përthithen nga organizmi më lehtë.

Në të kundërt, kur makaronat janë gatuar shumë, rrit nivelin e insulinës dhe kjo favorizon rritjen në peshë. Nëse duam të humbasim peshë, është e këshillueshme të kufizohemi në një racion makarona në javë dhe jo më shumë.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj