Shqiptarja humb jetën në një aksident në SHBA, publikohen pamjet e rënda

Klivja Çaçi është vajza shqiptare që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në SHBA. E reja nga Korça, prej disa vitesh jetonte në Amerikë e vetme, në kërkim të një jete më të mirë. Mëngjesin e së martës teksa po udhëtonte me makinën e saj, ka humbur kontrollin duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i […]
Klivja Çaçi është vajza shqiptare që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në SHBA.
E reja nga Korça, prej disa vitesh jetonte në Amerikë e vetme, në kërkim të një jete më të mirë.
Mëngjesin e së martës teksa po udhëtonte me makinën e saj, ka humbur kontrollin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë, teksa një solidarizim online po i vjen në ndihmë familjes për ta sjellë Klivjan në atdhe.
Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme, por duhen ende shumë të tjera që trupi i saj të kthehet pranë familjes.
Ky është linku ku çdokush që ka mundësi të dhurojë një shifër sado modeste qoftë për Klivjan e ndjerë:
https://www.youtube.com/watch?v=WCFNaKKNqRk












