Rikthehet e frikshmja “Balena Blu”

Rikthehet e frikshmja “Balena Blu”

Është shfaqur sërish në Itali loja e rrezikshme virtuale “balena blu”. Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje, e cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që “blu whale” nxit lojtarët deri në vetëvrasje. Kanë qenë mikeshat e saj të cilat denoncuar gjendjen e rëndë psikologjike […]

Është shfaqur sërish në Itali loja e rrezikshme virtuale “balena blu”. Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje, e cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që “blu whale” nxit lojtarët deri në vetëvrasje.

Kanë qenë mikeshat e saj të cilat denoncuar gjendjen e rëndë psikologjike në të cilën ndodhej adoleshentja bareze që shumë shpejt po ngjitej më nivelet më të larta të kësaj loje.

Me ndihmën e një psikologu, adoleshentja italiane ka rrëfyer gjithçka. Në celularin e saj policia ka gjetur komunikime nga chate të shumta e fotografi që dëshmojnë gjendjen e rëndë psikologjike të saj.

Prindërit e adoleshentes nuk ishin aspak në dijeni të situatës që po kalonte vajza e tyre, transmeton oranews.

Ata  kanë pohuar se kanë vënë re se së fundmi ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë në celular si dhe disa shenja prerje në krah që vajza i ka justifikuar si gërvishtje nga macja e shtëpisë.

Duke ndjekur gjurmët e lojtarëve virtualë të kësaj loje të gjetura në celularin e adoleshentes, policia ka shtrirë hetimet në 13 rajone të tjera italiane dhe kanë marrë në pyetje mjaft minorenë të moshës 12 -15 vjeç, duke vërtetuar pjesëmarrjen aktualisht në këtë lojë të 4 prej tyre të cilët ishin nën kujdestarinë e adoleshentes nga Bari.

Policia italiane po vazhdon hetimet për zbardhjen e “kujdestarit” kryesor të kësaj loje që e ka ringjallur përsëri në Itali “balenën blu”.

50 rregullat kurth që duhet të ndjek adoleshenti për t’u bërë një balenë blu përfshijnë çdo ditë lojëra psikologjike që e çojnë në një depresion të vërtetë si zgjimi në orën 4.20 minuta të mëngjesit, video e muzikë horror dërguar nga kuratorët e lojës, prerja sipërfaqësore e venave me brisk, prerja në lëkurë me brisk e fjalëve “unë jam një balenë”, sfida të ndryshme misterioze e me radhë deri në ditën e 50 ku adoleshenti urdhërohet të hidhet nga kati më i lartë i ndërtesës më të lartë të qytetit ku jeton.

Policia italiane në portalin e saj zyrtar në internet ka vënë në dispozicion të qytetarëve një shërbim online për të denoncuar fenomenin e lojës tragjike “balena blu”.

Me këtë shërbim me anë të një butoni të emërtuar “Stop Blue Whale”, jepet informacion mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj loje, këshilla praktike për prindërit e fëmijët si dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit