Qeveria e Kosovës i revanshohet Serbisë pas fushatës së egër: Vendosen masa në importin e mallrave

Qeveria e Kosovës i revanshohet Serbisë pas fushatës së egër: Vendosen masa në importin e mallrave

Qeveria e Kosovës ka vendosur masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete. Shala tha se nga kjo masë përjashtohen […]

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete.

Shala tha se nga kjo masë përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas ministrit Shala, kjo masë vendoset për qumështin dhe produktet e qumështit, uji, biskotat, materialet ndërtimore dhe lëngjet e prodhuara në këto dy shtete.

Zëvendës Kryeministri Enver Hoxhaj, duke folur në këtë mbledhje foli edhe për aspektin politik të kësaj mase të vendosur.

“Serbia po shpërndan shuma të mëdha parash që ta dëmtojë shtetin e Kosovës dhe një pjesë e madhe e këtyre parave vijnë nga tregtia me shtetin tonë”, tha Hoxhaj.

“Kjo është përgjigja më e mirë ndaj sjelljeve destruktive të Serbisë”, tha Hoxhaj duke i ftuar edhe qytetarët që të mos i blejnë produktet e Serbisë.

“Besoj që që nga sot edhe valixhja e Ivica Daçiqit prej sot do të jetë më e vogël dhe më e hollë për të punuar kundër Kosovës”, tha Enver Hoxhaj.

Ndërsa kur u miratua propozimi, kryeministri Haradinaj deshi të sigurohej se ky vendim nuk i prek brendet ndërkombëtare që prodhojnë në Serbi e Bosnjë.

“Coca Cola nuk është prekur nga ky vendim”, tha Haradinaj.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot