Parlamenti Evropian kërkon negociata me Maqedoninë në qershor 2019

Parlamenti Evropian kërkon negociata me Maqedoninë në qershor 2019

Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bullgaria, shumica më e madhe e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kanë kërkuar fillim të negociatave për anëtarësim në BE në qershor, por kanë porositur se vendi patjetër duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë reformues. Raportuesi Ivo Vajgël, por edhe […]

Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bullgaria, shumica më e madhe e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kanë kërkuar fillim të negociatave për anëtarësim në BE në qershor, por kanë porositur se vendi patjetër duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë reformues.

Raportuesi Ivo Vajgël, por edhe eurodeputetë tjerë kanë rikujtuar se jo vetëm Maqedonia, por edhe BE-ja duhet të përmbush premtimet e saja në procesin eurointegrues. Ai dhe shumë të tjerë kanë përshëndetur Marrëveshjen e Prespës dhe ka ftuar ai të kompletohet në Kuvendin e Maqedonisë dhe porositi se beson se negociatat me BE-në do të fillojnë në vitin 2019.

“Për këtë nevojitet ambient inkluziv demokratik, të gjithë duhet të bashkëpunojnë, duhet të modernizohet sistemi gjyqësor, të respektohet sundimi i së drejtës, të krijohet hapësirë për media të lira, të mbrohen gazetarët dhe të zhvillohet luftë efikase në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka porositur Vajgël.

Komisari për zgjerim Johanes Han ka theksuar se vendi është kthyer në rrugën euroatlantike dhe ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese duke i konsideruar si hap të guximshëm që pret të vazhdojë pa anulim.

“Me rëndësi është momenti reformues të thellohet në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Han duke rikujtuar se tre kushtet në konkluzën e Këshillit të BE-së nga qershori- gjyqësi e pavarur dhe luftë kundër korrupsionit, kontroll i reformave të zbulimit dhe sigurisë dhe reforma në administratën publike, janë reforma pa të cilat negociata nuk mund të ndahen.

Tre deputetë nga Rumania e cila e ka ndërmarrë kryesimin me ME-në nga 1 janari 2019, fuqishëm ka mbështetur fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe kanë shprehur keqardhje që deri tani ajo nuk ka ndodhur.

“Maqedonia është vend kandidat me shkallë më të lartë të harmonizimit me legjislativin evropian”, ka thënë Viktor Boshtinaru.

Kristijan Dan Pres nga PPE e ka ftuar Greqinë në më shumë mirëkuptim ndaj Maqedonisë pas kritikave të disa deputetëve si Sofia Sakorafa e cila ka deklaruar se nuk do ta mbështes raportin e Vajgëlit për Maqedoninë.

“Marrëveshja e Prespës nuk është e realizueshme”, ka deklaruar ajo duke porositur se ndryshimet kushtetuese e prishin atë që është dakorduar.

Konstantin Papadikis nga partia komuniste ka porositur se raporti i Ivo Vajgëlit është “shkelje e BE-së” dhe paraqet “përkulje para kapitalit të madh të interesave të monopoleve evropiane”.

Ndërkohë, përfaqësuesja a e kryesimit austriak, Karolin Edstadler nga ana tjetër, si edhe komisari Han ka rikujtuar që reformat e ngelura që janë të nevojshëm për fillimin ne negociatave ftoi që të gjendet mënyrë të sigurohet punë e pandalshme në punën e PSP-së.

Nuk janë anashkaluar as porositë deri te Hungaria për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Raportuesi Ivo Vajgël ka vlerësuar se azili i miratuar paraqet “përzierje të papranueshme” nga ana e autoriteteve hungareze.

“Jam i shqetësuar për rastin me Gruevskin, Hungaria patjetër menjëherë ta kthejë, me këtë Hungaria bën precedent të rrezikshëm”, ka deklaruar Boshtinaru.

“Atë që e bën Orban nuk është përkrahje ndaj Maqedonisë”, ka thënë Preda.

Eurodeputeti hungarez Laslo Tokes ka deklaruar se Hungaria vazhdon të mbështes zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Dhënia e azilit ka qenë konform procedurës ligjore dhe secili do të pajtohet se nevojiten përpjekje shtesë që të mbrohet gjyqësia nga politika”, ka thënë Tokes.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot