Nervozohet Shaqiri: Tregoni më shumë respekt për sukseset e mia, mos m’i përmendi dështimet

Nervozohet Shaqiri: Tregoni më shumë respekt për sukseset e mia, mos m’i përmendi dështimet

Xherdan Shaqiri i ka goditur kritikët, duke ua kujtuar se ai është fitues i shumë trofeve, përfshirë i Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun, si dhe ka insistuar se duhet të mbahet në mend për sukseset dhe jo për rënien nga Premierliga me Stoke Cityn sezonin e kaluar. Kosovari i Zvicrës, i cili iu bashkua […]

Xherdan Shaqiri i ka goditur kritikët, duke ua kujtuar se ai është fitues i shumë trofeve, përfshirë i Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun, si dhe ka insistuar se duhet të mbahet në mend për sukseset dhe jo për rënien nga Premierliga me Stoke Cityn sezonin e kaluar.

Kosovari i Zvicrës, i cili iu bashkua Liverpoolit këtë verë për rreth 15 milionë euro pas rënies së Stoke nga Premierliga, ka thënë se duhet të mbahet në mend për trofetë që i ka fituar me Baselin dhe Bayern Munichun, e jo për rënien nga liga sezonin e kaluar me Stoke.

Po ashtu, Shaqiri ka reaguar ashpër ndaj sugjerimeve se Jurgen Klopp e ka transferuar atë thjesht për ta plotësuar numrin e lojtarëve në Liverpool.

27-vjeçari nga Kosova ishte pjesë e skuadrës së Bayern Munichut që u shpall kampione evropiane më 2013.

Ai i ka fituar dy tituj të Bundesligës, dy Kupa të Gjermanisë dhe Kupën e Botës për Klube me gjigantin gjerman Bayern, si dhe tre tituj të Zvicrës me Baselin.

“Rënia nga liga me Stoke ishte përvojë shumë e keqe për klubin dhe mua dhe shpresojë se klubi do të rikthehet në Premierligë. Por, përkundër asaj që ndodhi atje, unë jam fitues i  Ligës së Kampionëve. Mendoj se kjo meriton respekt”, ka thënë Shaqiri.

“Njerëzit duhet ta mbajnë në mend se ku kam luajtur më parë, cilësitë që i posedoj, si dhe atë që e kam arritur në futboll. Kam luajtur për njërin prej klubeve më të mëdha në botë, Bayern Munich, dhe përsëri po luaj për një klub shumë të madh, prandaj nuk ndiej presion në fanellën e Liverpoolit”, shtoi ai.

Shaqiri ka pasur edhe një periudhë të shkurtër te gjiganti italian Inter.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova