Munishi për Periskopin: Flet për dallaveret, vjedhjet e lojtarëve nga kombëtaret dhe kur do ta shohim në punë si trajner

Munishi për Periskopin: Flet për dallaveret, vjedhjet e lojtarëve nga kombëtaret dhe kur do ta shohim në punë si trajner

Analisti i njohur, Ismet Munishi ka folur për Periskopin rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në futbollin vendor. ‘Vjedhja’ e lojtarëve që ka ndodhur mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka zgjuar jo pak kritika për dy Federatat. Njëri ndër ta është edhe Ismet Munishi, i cili për Periskopin ka theksuar se […]

‘Vjedhja’ e lojtarëve që ka ndodhur mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka zgjuar jo pak kritika për dy Federatat.

Njëri ndër ta është edhe Ismet Munishi, i cili për Periskopin ka theksuar se duhet të ketë koordinimin më të mirë nga të dyja Federatat përkatëse që këto gjëra të mos ndodhin:

”Duhet të ketë koordinim më të mirë mes 2 Federatave, jo të vidhen lojtarët në këtë formë, mendoj unë’, ka thënë ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura kosovare.

Munishi gjithashtu tregon se ky rivalitet mes dy kombëtareve ka filluar para pesë ose gjashtë viteve:

”Si duket rivaliteti ka filluar moti. U bënë pesë ose gjashtë raste që ne i morëm lojtarët Shqipërisë dhe ata neve”.

44-vjeçari ka folur edhe për rastin e fundit, ku kapiteni i U21 të Kosovës, Ardian Ismajli la ‘Dardanët’ për t’u bashkuar me kombëtaren e Shqipërisë.

Dhe trajneri Munishi nuk e sheh tragjike këtë gjë, pasi sipas tij Kosova ka shumë opsione në mbrojtje, por thotë se mbrojtësi i Hajduk Split nuk u trajtua si duhet nga selektori Bernard Challendes:

”Ardian Ismajli nuk është respektu sa duhet nga selektori i Kosovës Challendes. Vendimin e tij nuk duhet ta marim shumë tragjik sepse jemi shumë mirë në mbrojtje”, vazhdoi ai për Periskopin.

Por a e ndjek Kosovën apo Shqipërinë, pasi në shumicën e rasteve dy kombëtaret luajnë në të njëjtin orar, Ismet Munishi tha:

”E shikoj paralelisht Shqipërinë dhe Kosovën. I njoh mirë të dyja ligat. Ndërsa futbollin evropian pak, vetem derbit i shikoj”.

Kur do ta shohim Ismetin duke drejtuar një skuadër në Kosovë:

”Do të rikthehem vetem kur të shoh ndonjë klub me projekt serioz. Te Besa bëra punë fantastike”, deklaroi Ismet Munishi për Periskopin.   /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova