Korrupsioni shfaqet edhe në futboll, të përfshirë Infantino, Platini e Sarkozy

Raundi i fundit i “Football Leaks” i publikuar të premten, akuzon njëherësh kampionët në fuqi të Premier League Manchester City dhe ata të Ligue 1 Paris Saint-Germain për mashtrim për evitimin e sanksioneve “Fair Play” financiar. Nuk përfundon me kaq informacioni i klasifikuar që ka rrjedhur nga bota e futbollit. Kësaj here përfshirë në raportet […]
Nuk përfundon me kaq informacioni i klasifikuar që ka rrjedhur nga bota e futbollit. Kësaj here përfshirë në raportet e fundit të bëra publike janë edhe emrat e presidentit aktual të FIFA Gianni Infantino, ish-presidenti i UEFA Michel Platini, madje edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.
Që të gjithë të përmendur nga Mediapart, konkretisht nga gazetari sportiv Jonathan Johnson dhe media tjetër, “Get French Football News”.
Media gjermane “Der Spiegel” zgjeroi edhe më shumë raportimet, duke publikuar një artikull kërkues ndaj Infantinos. 48-vjeçari u emërua president i FIFA-s në vitin 2016, me detyrën kryesore për të pastruar organizatën, por referuar shumë dokumenteve të brendshme, ai ka bërë saktësisht të kundërtën.
Raporti vijon më tej, duke detajuar pretendimin për marrëveshje sekrete të realizuara mes Infantinos dhe dy klubeve Manchester City dhe PSG që në vitin 2014, kur ai ishte akoma sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Marrëveshje ato që i lejonin klubeve të shmangnin sanksionet për shkeljen e “Fair Play” financiar dhe të vijonin të ishin aktive në garat evropiane, të pandëshkuara.
Të tjera detaje mbi ato marrëveshje u zbuluan nga një raport i veçantë i “Der Spiegel”. Raportohet se Infantino shkoi përtej kompetencave të tij, duke siguruar që PSG dhe Manchester City të evitonin ndëshkimet, duke propozuar kompromise, madje edhe duke u vënë atyre në dispozicion material konfidencial. Raporti vijon, duke zbuluar se si Infantino tentoi të shkojë kundër Trupës së Kontrollit Financiar të Klubeve, eventualisht duke pasur sukses në përpjekjen e tij, falë edhe ndihmës nga Platini.
Shumë nga taktikat raportohet se përfshinin sponsorizim të konsiderueshëm. Nga ana tjetër, “Get French Football News” raporton se edhe ish-presidenti i Francës, Sarkozy luajti rolin e tij në blerjen e PSG-së, pasi pretendohet se ai i tha Platinisë që të akordojë në favor të Katarit, Kupën e Botës 2022./Periskopi/












