Khabib: Unë mbrojta fenë, vendin dhe familjen time – nuk dal para komisionit

Khabib: Unë mbrojta fenë, vendin dhe familjen time – nuk dal para komisionit

Pas incidentit që dy sportistët krijuan pas duelit mes tyre, Khabib dhe McGregor janë ende të pezulluar dhe pa afat nga Komisioni i Sport në Nevada. Komisioni kishte vendosur poashtu që Khabib të marrë vetëm 50% të parava pas fitores ndaj McGregor, pra ai ka përfituar vetëm 1 nga 2 milionë dollarë të parashikuara. Pjesa […]

Komisioni kishte vendosur poashtu që Khabib të marrë vetëm 50% të parava pas fitores ndaj McGregor, pra ai ka përfituar vetëm 1 nga 2 milionë dollarë të parashikuara. Pjesa tjetër është ende peng i vendimeve.
Vendimi i Komisionit është i rëndësishëm për të ardhmen e të dy sportistëve, sidomos për rusin. Komisioni ka shtyrë marrjen e një vendimi përfundimtar më datën 10 dhjetor, kur dhe do të ballafaqohet me të dy sportistët, që do të justifikojnë veprimet e tyre.

Nurmagomedov mund të pësojë një pezullim të gjatë dhe humbasë titullin kampion bote të peshës së lehtë që e fitoi në prill të këtij viti dhe më pas e mbrojti atë ndaj McGregor. Por rusi ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të udhëtojë në Amerikë dhe të dalë para komisionit, duke arsyetuar edhe këtë vendim që ma marrë.

“Më 10 dhjetor ata do të mblidhen sërish dhe do të më kërkojnë, por unë nuk do të shkoj. Unë mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim. Nëse ata dëshirojnë të më ndëshkojnë le ta bëjnë. Le t’i marrin të gjitha paratë që kam fituar dhe të më dënojnë edhe 10 vjet. Nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë jam i pafajshëm. E nisa dhe e mbylla duelin si burrë, unë e fitova duelin brenda rregullave të lojës. Pas duelit unë i tregova McGregor atë që ai kishte bërë për disa muaj me radhë para sfidës”, tha Khabib Nurmagomedov gjatë një interviste.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova