Kadri Veseli takohet me krerët e FFK-së, flasin për infrastrukturën e sportit

Kadri Veseli takohet me krerët e FFK-së, flasin për infrastrukturën e sportit

Presidenti i FFK-së Agim Ademi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm   Eroll Salihu dhe trajneri i Kombëtares A,  Muharrem Sahiti, sot, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Kadri Veseli. Në një takim të përzemërt, presidenti Ademi e ka falënderuar kryepralemenatarin Veseli për mbështetje të madhe dhe falë kësaj mbështetje të madhe […]

Në një takim të përzemërt, presidenti Ademi e ka falënderuar kryepralemenatarin Veseli për mbështetje të madhe dhe falë kësaj mbështetje të madhe sot FFK-ja ka selinë e vet si dhe e njohu për zhvillimin e futbollit, për ecurinë e ekipeve Kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Ademi e njohu mikpritësin Veseli për infrastrukturën në përgjithësi dhe se FFK-ja gati i ka në përfundim 6 fusha të futbollit me bari artificial dhe me 6 tjera që do t’i ndërtojë MKRS, 12 skuadrat e IPKO Superligës do të kenë kushte më të mira për punë si dhe do të zbutet shumë çështja e infrastrukturës. Kemi edhe përkrahjen e UEFA-s dhe FIFA-s për ndërtimin e Qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare. Do të punojmë edhe në ndërtimin e selisë së FFK-së tashmë që e kemi në pronësi lokacionin, që pa ndihmën tuaj si kryeparlamentar do të ishte e pamundur. Prandaj unë personalisht dhe FFK-ja ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që po na jepni Ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit  Kadri Veseli ka përgëzuar presidentin Ademi dhe FFK-në për punën e palodhshme që po bëjnë duke thënë se ai dhe institucionet e Republikë së Kosovës do të jenë në mbështetje tuaj, ndërkaq që zyra e tij do të jetë hapur 24 orë.   Veseli i ka inkurajuar krerët e FFK-së që të marrin nën përkujdesje stadiumin “Fadil Vokrri” dhe atë olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë si dhe të shikohet mundësia që të ndërtohet një qendër kamping-stërvitor në Blinajë që ofron kushte të jashtëzakonshme për punë dhe vendosjen e ekipeve kombëtare, duke premtuar se do të jetë mbështetës i fuqishëm i çdo lloje iniciative që shkon në të mirë të zhvillimit të futbollit. Shteti ka obligim që të përkrah sportin me këtë rast futbollin sepse konsideron se janë ambasadorët më të mirë e të denjë të vendit. Unë do të jem përkrahës i fuqishëm i juaj, ka përfunduar kryeparlamentari Veseli.

Në fund presidenti Ademi, duke falënderuar edhe njëherë  Veselin i ka dorëzuar atij një top unik që do të përdoret në Ipko Superligë dhe një palë fanella të Kombëtares së Kosovës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova