Haradinaj: Isha i njoftuar me dorëheqjen e Gent Begollit

Haradinaj: Isha i njoftuar me dorëheqjen e Gent Begollit

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë para disa ditësh. Dorëheqjen e tij e ka komentuar sot edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i  cili tha se për këtë ka qenë i njoftuar ditë më parë, duke arsyetuar kështu vendimin e tij. “Me Gentin kom komuniku para se […]

Dorëheqjen e tij e ka komentuar sot edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i  cili tha se për këtë ka qenë i njoftuar ditë më parë, duke arsyetuar kështu vendimin e tij.

“Me Gentin kom komuniku para se me dhon ai dorëheqje. Ka qenë tek unë m’i ka shpjegu sfidat  që ka në marrje të vendimeve. Pra, është jashtëzakonisht vështirë me marr vendime me kompaninë me vështirësitë që ka kompania, e cila është një kompani që ka shumë borxhe dhe shumë probleme financiare. Genti ka thënë që vizioni për me avancu kompaninë është i sigurt në këto rrethana dhe ka kërkuar që të lirohet nga përgjegjësia”, tha Haradinaj.

Mes tjerash ai ka besuar se Begolli mund të ketë suksese në shumë punë tjera.

Haradinaj në një konferencë për media është pyetur edhe se sa janë gjasat që Kosova të anëtarësohet në Interpol, tha se nuk dëshiron të spekulojë  me data.

“Është kryesisht një ditë më shumë rend dhe ligj dhe më shumë luftë kundër-korrupsionit, si e tillë kjo temë trajtohet nga niveli operativ policor… të them të drejtën nuk muj me paragjyku si do të shkoj ky proces, por e dijmë që grupi punues i qeverisë është në veprim edhe mendoj që tash spekulimet në këtë kohë nuk kanë rëndësi, nuk kanë nevojë me i bë” ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj sërish ka folur edhe në lidhje me një konkurs për punësim të qytetarëve të Kosovës në Gjermani ku janë parë shumë të interesuar duke thënë se ndihet keq për këtë gjendje.

“Mu më dhemb, e ndjej këtë gjendje, unë gjatë këtij viti që jam në punë, kemi punuar intenzivisht, pikërisht me sjell Gjermaninë në Kosovë, jo ne me shku në Gjermani, pra me sjell kompani të investimeve. Në Prizren po mendojmë, mu atje ku po ndodh ajo skenë e aplikimeve të përgatisim parkun… që është park biznesi “, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratat se është rritur buxheti i zyrës së kryeministrit. Ai ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tij janë bartur disa agjenci me kërkesë të Bashkimit Evropian, ku së bashku me bartjen e tyre është bartur edhe buxheti.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj