Del hulumtimi: KEK-u shpenzon më së shumti paratë tona

Del hulumtimi: KEK-u shpenzon më së shumti paratë tona

Korporata Energjetike e Kosovës është  ndërmarrja me më së shumti shpenzime të parasë publike përmes tenderëve, sipas një raporti të fundit. Hulumtimit i organizatës Çohu dhe Preportr tregoi se kjo ndërmarrje po vazhdon të mos auditohet. Sipas raportit KEK-u është institucioni publik ndaj të cilit parashtrohen më së shumti ankesa nga operatorët ekonomikë lidhur me […]

Korporata Energjetike e Kosovës është  ndërmarrja me më së shumti shpenzime të parasë publike përmes tenderëve, sipas një raporti të fundit.

Hulumtimit i organizatës Çohu dhe Preportr tregoi se kjo ndërmarrje po vazhdon të mos auditohet.

Sipas raportit KEK-u është institucioni publik ndaj të cilit parashtrohen më së shumti ankesa nga operatorët ekonomikë lidhur me shkeljen e Ligjit të Prokurimit. Në anën tjetër, vetë kjo ndërmarrje disa herë nuk i ka respektuar vendimet e OSHP-së.

Hulumtimi i Preportr tregon se KEK-u është institucioni me pjesëmarrjen më të madhe në prokurim publik në Kosovë. Përmes tenderëve kjo ndërmarrje shpenzon miliona euro brenda një viti. Vetëm gjatë viteve 2007-2017 KEK-u ka pasur mbi 10 mijë aktivitete të prokurimit publik me vlerë mbi 1.3 miliardë euro.

Në kuadër të këtij hulumtimi, Preportr ka shqyrtuar kontratat me vlerë të madhe në KEK gjatë viteve 2007-2017. Gjatë kësaj periudhe KEK-u ka dhënë 955 tenderë në vlerë rreth 752 milionë euro. Përfitues të këtyre tenderëve janë rreth 300 kompani vendore e ndërkombëtare.

Shumë prej kompanive që fitojnë tenderë në këtë ndërmarrje janë treguar të papërgjegjshme dhe nuk e kanë kryer punën e tyre sipas kontratës. Lidhur me këto shkelje KEK-u ka penalizuar ndër vite kompani të ndryshme. Preport ka krahasuar listën e kompanive të penalizuara nga KEK-u me listën e përfituesve në këtë institucion dhe ka gjetur se 60 nga 163 kompanitë e penalizuara kanë fituar 642 tenderë vetëm me vlerë të madhe gjatë viteve 2008-2017, në vlerë mbi 368 milionë euro.

Shumë ankesa ndaj KEK-ut dorëzohen nga Operatorët Ekonomikë (OE) në Organin Shqyrtues të

Prokurimit Publik (OSHP) me pretendimin që procedurat prokuruese kanë qenë të ndikuara apo në shpërputhje me ligjin që e rregullon prokurimin publik.

Sipas të dhënave që ka analizuar Preportr vetëm në periudhën 2008-2017, Operatorët Ekonomikë kanë ushtruar 381 ankesa në OSHP ndaj KEK-ut.

Nga këto ankesa afër 50% e tyre kanë shkuar në rivlerësim apo ritenderim.

Në anën tjetër KEK-u pavarësisht se është i obliguar t’i respektojë vendimet e OSHP-së, në disa raste nuk i është bindur këtij institucioni. Preportr ka gjetur se nga viti 2011 deri në vitin 2017 OSHP ka dhënë 10 urdhëresa për moszbatim të vendimeve të panelit shqyrtues nga ana e KEK-ut.

Edhe pse kjo ndërmarrje është shpenzuesi më i madh në Kosovë përmes prokurimit publik, me 33% pjesëmarrje në raport me ndërmarrjet dhe organizatat tjera, ajo nuk auditohet nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA). Ky fakt është shqetësues dhe hap rrugën për keqpërdorime të mundshme.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja