Bayern me probleme të brendshme, katër lojtarë kundër trajnerit

Bayern me probleme të brendshme, katër lojtarë kundër trajnerit

Barazimi në shtëpi kundër rivalëve modestë të Freiburgut e thelloi krizën e Bayern Munichut, që renditet në pozitën e dytë në Bundesligën gjermane me 4 pikë diferencë nga kryesuesi Borussia Dortmund. Ky barazim befasues e shtoi edhe më shumë presionin te Kovac, në sezonin e tij debutues te klubi bavarez, transmeton TCH. E përditshmja gjermane Kicker shkruan […]

Barazimi në shtëpi kundër rivalëve modestë të Freiburgut e thelloi krizën e Bayern Munichut, që renditet në pozitën e dytë në Bundesligën gjermane me 4 pikë diferencë nga kryesuesi Borussia Dortmund.

Ky barazim befasues e shtoi edhe më shumë presionin te Kovac, në sezonin e tij debutues te klubi bavarez, transmeton TCH.

E përditshmja gjermane Kicker shkruan se 4 lojtarë të skuadrës së parë: Mats Hummels, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Thomas Muller janë të zhgënjyer me metodat e trajnerit kroat dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Minutazhi i lojtarëve në fjalë këtë sezon është reduktuar nga Kovac, për shkak të rotacioneve të shpeshta.

Ajo që shqetëson më shumë tifozët dhe drejtuesit është mungesa e lojës dhe gabimet elementare në prapavijë. Shumëkush mendon se yjet e ekipit bavarez janë në vitet e fundit të karrierës, por ka të tjerë që mendojnë se trajneri kroat nuk është në lartësinë e kampionëve të Gjermanisë.

“4 fantastikët” janë pagëzuar lojtarët e revoltuar për drejtimin e Niko Kovac. Thomas Muller, Mats Hummels, Arjen Robben dhe Franck Ribery e kanë ngritur zërin në hierarkinë drejtuese, duke kërkuar ndryshime sa nuk është vonë.

Në fundjavë, në Bundesligën gjermane Bayerni do të luajë ndaj Dortmund dhe një humbje potenciale do të përkthehej në diferencë 7 pikë.

Para sfidës me verdhezinjtë, bavarezët luajnë në Ligën e Kampionëve, ndaj AEK-ut të Athinës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova