Ballkani reagon pas humbjes nga Feronikeli: Nuk vazhdohet kështu, s’mundemi me luftu kundër krimit të referëve

Feronikeli ka shënuar fitore minimale ndaj Ballkanit, me rezultat 1-0. Një gol i Kastriot Rexhës i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve. Mirëpo, gjykimi i dobët nga ana e gjyqtarëve kosovar ka bërë që kohëve të fundit të reagojnë […]
Një gol i Kastriot Rexhës i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve.
Mirëpo, gjykimi i dobët nga ana e gjyqtarëve kosovar ka bërë që kohëve të fundit të reagojnë edhe klubet.
Gjyqtari Dardan Qaka ka qenë pikëqendra e kritikave nga ana e klubit suharekas.
Njëri nga lojtarët e Ballkanit ka mbetur me pasoja pas ndeshjes dhe për çudi gjyqtari Qaka nuk ka ndëshkuar as me karton të verdhë ndërhyrjen e kundërshtarit, në këtë rast Yll Hoxha.
“Lojtari i Feronikelit Yll Hoxha i hyn karate edhe smerr as kartonin e verdhë.Bile të pakten të kesh ndjenja o Dardan ! Po na detyrojnë t’i bojkotojë edhe lojët , smundemi me luftu me krimin referëve”, thuhet në reagimin e klubit Ballkani në Facebook.
Klubi i Ballkanit pretendon se gjatë ndeshjes iu kanë mohuar edhe dy penallti./Periskopi/












