Akuza të rënda për Sergio Ramos: Ai po përçan skuadrën

Akuza të rënda për Sergio Ramos: Ai po përçan skuadrën

Që Sergio Ramos nuk po kalon një periudhë të mirë, kjo është e qartë. Kapiteni, një simbol i klubit madrilen, nuk po bën një sezon të mirë dhe gabimet e tij janë të shumta. Edhe vetë spanjolli nuk është i qetë, siç u dëshmua edhe tek topi që i dhuroi kundërshtarit një javë më parë […]

Edhe vetë spanjolli nuk është i qetë, siç u dëshmua edhe tek topi që i dhuroi kundërshtarit një javë më parë në ndeshjen kundër Barcelonës.

Por nga ajo që thuhet në Angli, problemet e ish-lojtarit të Sevillas nuk përfundojnë këtu. Sipas “Daily Star”, brenda klubit është dikush që mendon se Sergio Ramos sjell përçarje në ekip dhe se prezenca e tij në dhomat e zhveshjes krijon probleme.

Kjo është ajo çfarë raportohet nga Ian McGarry, konsulent i futbollit dhe komunikacionit, në sajtin e “The Transfer Window”. Gazetari citon se brenda Realit është dikush që e sheh mbrojtësin si një gjë negative për klubin.

“Dikush që ka një rol shumë të lartë te Real Madrid më tha diçka në ditët e fundit kur isha në Spanjë. ‘Ramos është kancer në ekip dhe duhet të largohet’. Kjo është një situatë shumë, shumë serioze. Si kapiten, si ikonë e ekipit, do të jetë shumë e vështirë ta largojnë. Por unë mendoj se tashmë vendimi është marrë, nëse do të qëndrojë vetëm për pjesën e mbetur të sezonit apo deri vitin e ardhshëm, Ramos duhet të ikë sa më shpejtë nga ekipi”.

Por ku qëndron problemi? Ndikimi i lojtarit në vendimet e klubit është bërë i pakontrollueshëm, duke parë edhe ndërhyrjen e tij në mundësinë për të marrë Antonio Conten në detyrën e trajnerit.

Sipas McCarry, lamtumira do të ishte e nevojshme “për të lejuar cilindo trajner që do të vijë në “Bernabeu”, që të ketë shansin për të menaxhuar grupin dhe lojtarët e Realit në mënyrën që ai e gjykon më të përshtatshme”. Diçka që Lopetegui ndoshta nuk e kishte.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin