79-vjeçari hidhet nga ‘Ura e Fshejtë’ dhe humb jetën

Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar se sot një person është hedhur nga ‘Ura e Fshejtë’ dhe ka humbur jetën. Zëdhënësja Lirije Podrimja ka thënë për Periskopin se viktima është i moshës 79-vjeç. ‘’Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u […]
Zëdhënësja Lirije Podrimja ka thënë për Periskopin se viktima është i moshës 79-vjeç.
‘’Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u hedhur nga ura e Fshejt. Patrullat policore me tè gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pa jetë mbi sipërfaqen e ujit. Viktimë e rastit është H. A, kosovar/shqiptar i lindur në vitin 1939’’, ka thënë Podrimaj për Periskopin.
Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit i kthehet familjarëve./Periskopi/












