Zyrtare: Merret vendim i ri për McGregorin e Khabibin

Zyrtare: Merret vendim i ri për McGregorin e Khabibin

Komisioni i Sportit në Nevada ka marrë sot pasdite një vendim në lidhje me incidentin që ndodhi pas eventit UFC-229, ku u përfshinë Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Të dy sportistët do të vazhdojnë të jenë të pezulluar pa afat deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Komisioni ka vendosur që t’i japë fituesit të […]

Të dy sportistët do të vazhdojnë të jenë të pezulluar pa afat deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Komisioni ka vendosur që t’i japë fituesit të këtij dueli, rusit Nurmagomedov, gjysmën e shpërblimit që UFC-ja kishte miratuar. Pra, Khabib do të përfitojë 1 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e shpërblimit, 1 milionë dollarë të tjera, do të mbahen “peng” deri në përfundim të hetimit. Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë incident do të jepet në dhjetor, kur paneli i Komisionit të Sportit në Nevada të mblidhet sërish.

Dy sportistët, protagonistë të një incidenti pas duelit që zhvilluan në kafaz, janë pezulluar pa afat që prej 15 tetorit, por tashmë ky pezullim do të vazhdojë te jetë në fuqi të paktën deri në dhjetor.

“Unë e kuptoj vendimin e Komisionit të Sportit në Nevada, që kërkon të bëjë hetime shtesë dhe jam i bindur se nga kjo situatë do të përfitojë klienti im”, tha Audie Attar, avokati i McGregor.

Dueli mes dy sportistëve, i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e lehtë, u fitua nga rusi Khabib Nurmagomedov, që mundi me “submission” në raundin e katërt rivalin irlandez, duke qëndruar kampion e njëkohësisht i pamposhtur në kafaz.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova