Zgjedhjet brenda LDK-së: Avdullah Hoti nuk merret me Lutfi Hazirin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk e ka përkrahur idenë se shefi i Grupit Parlamentar të Kuvendit, Avdullah Hoti, është më i preferuari i Isa Mustafës për ta trashëguar atë në pozitën e kreut të LDK’së. “Sa e njoh une, ai (Isa Mustafa) nuk ka preferencë për askënd, ai është vet kryetar […]
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk e ka përkrahur idenë se shefi i Grupit Parlamentar të Kuvendit, Avdullah Hoti, është më i preferuari i Isa Mustafës për ta trashëguar atë në pozitën e kreut të LDK’së.
“Sa e njoh une, ai (Isa Mustafa) nuk ka preferencë për askënd, ai është vet kryetar dhe sigurisht vlerësimet i bënë me kohë”, ka thënë Haziri.
Periskopi ka kontaktuar me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ndërsa përgjigjia e tij ka qenë e shkurtër.
Hoti nuk ka dashur të komentojë as deklaratat e bashkëpartiakut të tij Lutfi Haziri dhe as kandidimin e tij të munshëm për të parin e këtij subjekti.
“Nuk i komentoj fare as deklaratat dhe as kandidaturën time”, ka deklaruar shkurt Hoti.
Ka kohë që në strukturat e LDK-së ka përplasje për të parin e kësaj partie në rast të zgjedhjeve të brendshme, duke u përfol për kandidatura dhe mundësi të anëtarëve dhe nënkryetarëve për pozitën e kryetarit./Periskopi/












