Të vdekurit nga Ebola varrosen në varre të veçanta, rrezik përhapja e sëmundjes

Të vdekurit nga Ebola varrosen në varre të veçanta, rrezik përhapja e sëmundjes

Të afërmit e një gruaje të vdekur nga Ebola kanë organizuar një komplot të guxmshëm për të marrë trupin e saj. Ata rrëmbyen makinën e funeralit dhe më pas morën arkivolin me trupin e viktimës në Republikën Demokratike të Kongos. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, trupi i përkiste një gruaje që vdiq në Qendrën e Trajtimit […]

Të afërmit e një gruaje të vdekur nga Ebola kanë organizuar një komplot të guxmshëm për të marrë trupin e saj.

Ata rrëmbyen makinën e funeralit dhe më pas morën arkivolin me trupin e viktimës në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, trupi i përkiste një gruaje që vdiq në Qendrën e Trajtimit të Ebolas, që ndodhet në pjesën verilindore të vendit.

Trupat e viktimave të Ebolas kërkojnë varre të veçanta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse.

Sidoqoftë, të afërmit e gruas arritën ta bindnin ekipin për të zbutur protokollet dhe të lejohej që makina e varrimit të drejohej nga një familjar i saj.

Zyrtarët gjithashtu ranë dakord që të siguronin pesë anëtarë të familjes me veshje mbrojtëse në mënyrë që ata të mund të mbanin arkivolin.

Por rrugës për tek vendi i varrimit, makina papritmas ndërroi drejtim duke u futur në një lagje tjetër.

Një makinë policie që shoqëronte automjetin u përpoq që ta ndiqte por u ndalua nga një turmë e zemëruar e banorëve lokalë.

Por ‘hajdutët’ e kuptuan gabimin e tyre dhe u kthyen të nesërmen, thanë zyrtarët.

Ata u vaksinuan me vullnetin e tyre dhe pohuan se asnjë nuk e hapi arkivolin apo nxorri kufomën nga qesja.

Trupi u kthye, dhe të afërmit u kërkuan falje për incidentin.

Deklarata e ministrisë nuk dha hollësi për arsyet që shkaktuan aktin e familjarëve të viktimës. Megjithatë, mendohet se mosbesimi nga komunitetet lokale ndaj qëllimeve të qeverisë mund të jetë motivi kryesor.

Ebola shpërtheu në krahinën e North Kivu dhe provincën Ituri në fillim të gushtit. Më shumë se 160 vetë u infektuan, nga të cilët 90 vdiqën nga virusi shumë i rrezikshëm.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve