Skuadra evropiane shpreh interesim për Usain Bolt

Skuadra evropiane shpreh interesim për Usain Bolt

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt mund të vijojë karrierën si futbollist në Evropë. Së fundmi, mësohet se një klub nga Malta ka shfaqur interes për të pasur në radhët e tij rekordmenin botëror, që tashmë është tërhequr nga garat e atletikës. Sprinteri 32-vjeçar është në një periudhë prove te skuadra e Central […]

Së fundmi, mësohet se një klub nga Malta ka shfaqur interes për të pasur në radhët e tij rekordmenin botëror, që tashmë është tërhequr nga garat e atletikës. Sprinteri 32-vjeçar është në një periudhë prove te skuadra e Central Coast Mariners në kampionatin australian të futbollit, duke bërë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Mësohet se klubi që ka shfaqur interesin për Bolt është pikërisht Valeta, skuadër nga Malta, e cila, mesa duket, e ka bërë tashmë një ofertë formale për Usain Bolt. Shefi Ekzekutiv i klubit, Ghasston Slimen, në një intervistë për medien australiane, tha se me këtë lëvizje FC Valleta do të shkruajë historinë dhe pse jo, të shohë Boltin të ngrejë edhe trofeun e Kupës së Maltës, finalja e së cilës do të luhet në 13 dhjetor.

Ndërkaq, agjenti australian i Boltit as e pohoi e as mohoi historinë e kalimit të mundshëm të ish-atletit në kampionatin maltez.

Vlen të theksohet se Usain Bolt nuk ka nënshkruar ende ndonjë kontratë me Mariners, ndërkohë që do të stërvitet me këtë skuadër për një afat të pacaktuar kohe. Javën e kaluar Bolt shënoi edhe dy golat e tij të parë si futbollist në një ndeshje miqësore parasezonale të Mariners.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova