Shaqiri flet për kalimin te Liverpooli: E dija se do jetë vështirë

Shaqiri flet për kalimin te Liverpooli: E dija se do jetë vështirë

Mesfushori me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se ai e dinte se do e kishte më të vështirë ta dëshmonte veten në një skuadër të nivelit të Liverpoolit në krahasim me ish-klubin e tij, Stoke Cityn. Shaqiri u transferua gjatë afatit kalimtar të verës në Liverpool nga Stoke City për 13.5 milionë […]

Shaqiri u transferua gjatë afatit kalimtar të verës në Liverpool nga Stoke City për 13.5 milionë euro.

Ai kishte kaluar tre sezone me Stoke Cityn, megjithatë vendosi të largohej kur ata ranë nga Premierliga në Championship, niveli i dytë i futbollit në Angli.

Shaqiri nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin në korrik të këtij viti, megjithatë ai ende nuk ka arritur ta lë shenjën e tij në këtë klub, pasi që i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke startuar në vetëm dy prej tyre.

Për dallim, në Stoke City, Shaqiri ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës dhe ai ishte në formacionin e parë në çdo xhiro.

Ndërsa, në Anfield deri më tani e ka pasur më të vështirë ta dëshmojë talentin e tij.

“Ata nuk kanë nevojë të më mbajnë mua të lumtur. Ky proces ka shkuar mirë deri tani për mua. Natyrisht, çdo profesionist dëshiron të luajë sa më shumë, por ka ende shumë ndeshje në këtë sezon”, ka thënë Shaqiri.

“Përpos kësaj, ne duhet ta shikojmë dhe ta vlerësojë atë që ka arritur ta bëjë deri më tani Liverpooli. Shumë futbollistë kanë bërë punë shumë të mirë. Për këtë arsye, skuadra nuk është ndryshuar plotësisht brenda natës”.

“Ajo që po ndodh në Liverpool është pikërisht ajo që prisja të ndodhte. Unë vendosa të transferohesha në Liverpoolin i vetëdijshëm se do e kishte më të vështirë në një klub të këtij niveli sesa në disa klube të tjera, të cilët më bënin oferta”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova