Serbia shtynë përpara propagandat kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Serbia shtynë përpara propagandat kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Autoritetet e Serbisë edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar propagandën e tyre kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL. Sekretarja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hërkaloviq, gjatë ditës së sotme i ka dhënë argumentet e shtetit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Hërkaloviq i ka shfaqur këto argumente para ambasadorit […]

Autoritetet e Serbisë edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar propagandën e tyre kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Sekretarja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hërkaloviq, gjatë ditës së sotme i ka dhënë argumentet e shtetit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Hërkaloviq i ka shfaqur këto argumente para ambasadorit kubanez në Beograd, Gustavo Del Toda si dhe para ushtruesit të detyrës së ambasadorit argjentinas Huán del Río.

Siç shkruajnë mediat serbe, Hërkaloviq i ka thënë këtij delegacioni se pranimi i Kosovës në INTERPOL do të përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare e në veçanti do të shkelej Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas Hërkaloviq, nëse Kosova anëtarësohet në INTERPOL, kjo do të përbënte shkelje të procedurave të kësaj organizate, pasi që sipas saj, një shtet mund të pranohet në INTERPOL vetëm nëse është anëtarë i plotë i OKB-së.

Tutje Hërkaloviq ka thënë se Kosova, do të paraqiste një vendim të pashembullt politik dhe me pasoja të pa imagjinueshme për sigurinë e të gjithë anëtarëve të INTERPOL-it.

Në këtë takim, ambasadori Gustav del Todo theksoi se Kuba mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë dhe përsëriti se shteti i tij nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Siç shkruajnë mediat serbe, edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Argjentinës, Juan del Rio, ka thënë se shteti i tij respekton ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja