Selimi: Vetëvendosje përkrah projektligjet për FSK-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti i tij përkrah parimisht projektligjet për FSK-në. Megjithatë, ka thënë ai, e duhura do të ishte që në kuvend të vendosen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Selimi ka shtuar se Vetëvendosja ka përkrahur gjithmonë ligjet për avansimin e rolit të FSK-së. Ai […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti i tij përkrah parimisht projektligjet për FSK-në.
Megjithatë, ka thënë ai, e duhura do të ishte që në kuvend të vendosen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Selimi ka shtuar se Vetëvendosja ka përkrahur gjithmonë ligjet për avansimin e rolit të FSK-së.
Ai ka thënë po ashtu se askush nuk duhet të shikojë për kundërshtarë të Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës.












