Rikthehet Liga e Kampionëve, kryendeshja zhvillohet në Old Trafford

Sonte do të luhen tetë takime në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Champions. E gjithë vëmendja sonte do të jetë e përqendruar në Old Trafford, aty ku Manchester United e pret Juventusin. Ajo që e bënë më speciale këtë sfidë, është rikthimi i Cristiano Ronaldos në stadiumin ku bëri emër, […]

Sonte do të luhen tetë takime në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Champions.

E gjithë vëmendja sonte do të jetë e përqendruar në Old Trafford, aty ku Manchester United e pret Juventusin. Ajo që e bënë më speciale këtë sfidë, është rikthimi i Cristiano Ronaldos në stadiumin ku bëri emër, para se të transferohej tek Reali në vitin 2009.

Të dy skuadrat kanë telashe me lëndime dhe trajnerët Jose Mourinho e Massimilliano Allegri mund të bëjnë ndryshime në formacionet startuese. Pas dy ndeshjeve të para në Grupin H, Juventusi prinë me gjashtë pikë, kurse United ka katër.

Kampioni aktual i Evropës, Real Madridi kërkon të lërë prapa serinë negative prej pesë ndeshjesh pa fitore, pasi në Santiago Bernabeu pret ekipin çek Viktoria Plzen. Dueli tjetër i këtij grupi vë përballë, Romën dhe CSKA Moskën.

Pas barazimit në ndeshjen e kaluar me Ajaxin, kampioni i Bundesligës, Bayern Munich udhëton drejt Greqisë, aty ku e pret AEK-u i Athinës, ndërsa skuadra holandeze ndeshet me Benfican.

Manchester City synon fitoren e dytë në grup, në një udhëtim jo të lehtë tek Shakhtar Donetsk në Ukrainë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin