Refuzoi të paraqitej në gjyq, gjykatësi gjobitë Cristian Panuccin

Refuzoi të paraqitej në gjyq, gjykatësi gjobitë Cristian Panuccin

Trajneri i Kombëtares, Cristian Panucci ka hedhur pak kohë më parë në gjyq ish-presidentin Bujar Nishani pasi mendon se çdokush duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon para ligjit për atë që thotë apo që bën. Por me sa duket trajneri vetë nuk është edhe aq korrekt me detyrimet ligjore, pasi pak ditë më parë […]

Por me sa duket trajneri vetë nuk është edhe aq korrekt me detyrimet ligjore, pasi pak ditë më parë nuk është paraqitur në një gjyq në Itali ku i ishte kërkuar të bëhej dëshmitar.

Gjyqi është hapur ndaj një shtetasi italian, Alesio Çicero, i cili në vitin 2011 në Maldive, vodhi disa foto të Françesko Totit dhe Ilari Blazit të shkrepura ndërsa ishin me pushime dhe më pas ua shiti gazetave të gossip në Itali, shkruan Vip Sport.

Personit të cilit ai ia kishte marrë pa leje fotot, ishte një regjisor i njohur italian, Mauricio Katalani, i cili ishte mik me çiftin dhe ua kishte shkrepur për t’i pasur si personale. Panucci, i cili kishte qenë asokohe me pushime në të njëjtin lokalitet turistik, kishte qenë në dijeni të fakteve pasi i njihte të gjithë palët e përfshira.

Regjisori italian është ai i cili ka hedhur në gjyq Çicero, i cili i kishte marrë aparatin fotografik për të tërhequr disa foto që i kishte bërë edhe atij dhe kishte shfrytëzuar rastin për të vjedhur fotot e Totit dhe bashkëshortes së tij. .

Kësisoj, Panucci ishte ftuar që të dëshmonte në gjyq, por nuk është paraqitur në sallën e gjykatës në Trapani. Kjo ka bërë që gjykatësi Fabio Oreste Marroko të gjobitë me 250 euro trajnerin e Shqipërisë dhe të kërkojë që të paraqitet në seancën e radhës për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve si dëshmitar para drejtësisë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova