Prokuroria në Prizren mbyll hetimet për vdekjen e dy nxënëseve

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 12 tetor, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Sipas një komunikate të Prokurorisë, prokurori i shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës […]
Sipas një komunikate të Prokurorisë, prokurori i shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – sektori rajonal i hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto-albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj., dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.












