Prokuroria lëshon fletarrestim për asamblistin e Vetëvendosjes

Prokuroria lëshon fletarrestim për asamblistin e Vetëvendosjes

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblisti Egzon Azemi ka deklaruar se prokuroria ka lëshuar fletarrestim ndaj tij. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Azemi ka shkruar se Policia e Kosovës ka shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar. “Policia e Kosovës, herët në mengjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët […]

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblisti Egzon Azemi ka deklaruar se prokuroria ka lëshuar fletarrestim ndaj tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Azemi ka shkruar se Policia e Kosovës ka shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

“Policia e Kosovës, herët në mengjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest. Aty s’më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë”, ka shkruar Azemi.

Ai thotë se nuk do t’u përgjigjen ftesave të prokurorisë, pasi që sipas tij “asnjëherë nuk do të pranojnë gjykime politike”.

I kontaktuar nga Kallxo.com, vetë Azemi ka thënë se arsyetimi i policisë për arrestim ishte pjesëmarrja në protesta të dhunshme.

“Bëhet fjalë për protestat kundër Demarkacionit e ‘Zajednicës’, protesta të vitit 2016”, tha Azemi për Kallxo.com.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj