Prokuroria do të kërkojë një muaj paraburgim për Musa Cenën dhe dy të tjerët për ryshfet

Prokuroria do të kërkojë një muaj paraburgim për Musa Cenën dhe dy të tjerët për ryshfet

Prokuroria Themelore e Prishtinës sot pritet që të paraqesë kërkesën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj zëvendëministrit Musa Cena dhe dy të dyshuarve të tjerë për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Këtë gjë e ka konfirmuar për Periskopin zëvendëskryeprokurori  i Prishtinës, Ibrahim Berisha i cili ka thënë se tashmë janë konsultuar me prokurorët […]

Këtë gjë e ka konfirmuar për Periskopin zëvendëskryeprokurori  i Prishtinës, Ibrahim Berisha i cili ka thënë se tashmë janë konsultuar me prokurorët dhe kërkesa pritet të bëhet ndaj Gjykatës.

‘’Pak më herët  u konsultova me prokurorët e qarkut. Në afatin 24 orësh do të bëjmë kërkesë sot ndaj Gjykatës, ku pastaj Gjykata do të vendos brenda 48 orëve. Do të bëjmë kërkesë për caktim të paraburgimit prej 1 muaji, e pastaj të shohim. Pra dyshimet janë  ndaj tre personave, për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare’’, tha Berisha për Periskopin.

Zëvendëministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena së bashku me dy të dyshuar tjerë  janë arrestuar mbrëmë, rast të cilin e ka konfirmuar për Periskopin edhe Policia e Kosovës.

’Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit  dhe Keqperdorim i Pozites apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar’’, tha zëdhënësi Daut Hoxha.

Kujtojmë që Cena vjen nga radhët e partisë së Ramush Haradinajt, AAK./Periskopi/

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit