Prishtinës nuk po i mjaftojnë ndeshjet kampionale, në rrugë për trofeun ‘ndërkombëtar’

Prishtina pret bashkatdhetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Përveç orarit të ngjeshur në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina do të zhvillojë edhe ndeshjen për trofeun e Superkupës “Kosovë – Diasporë”. Bashkatdhetarët tanë do t’i përfaqësoj fituesi i edicionit të fundit të Kupës së Diasporës nga Gjermania, skuadra e AKV […]
Prishtina pret bashkatdhetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
Përveç orarit të ngjeshur në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina do të zhvillojë edhe ndeshjen për trofeun e Superkupës “Kosovë – Diasporë”.
Bashkatdhetarët tanë do t’i përfaqësoj fituesi i edicionit të fundit të Kupës së Diasporës nga Gjermania, skuadra e AKV Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu.
Ndeshja e organizuar nga FFK zhvillohet të enjten më 25 tetor nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Hyrja për të gjithë shikuesit është pa pagesë.
Ndërsa, Prishtina pritet të luaj kryesisht me futbollistë të rinj për shkak se menjëherë pas dy ditë pas dy ditësh, gjegjësisht të shtunën më 27 tetor ndeshet me Gjilanin në kuadër të javës së XII të Superligës.












