Përveç Cenës, ja kush janë dy personat tjerë që u arrestuan mbrëmë për ryshfet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka konfirmuar për Periskopin se tashmë kërkesa për paraburgim ndaj zv/ministrit Musa Cenës dhe dy personave të tjerë është dorëzuar në Gjykatë. Beka po ashtu për Periskopin ka treguar emrat e dy të dyshuarve të tjerë të cilët janë Nysret Shala, zyrtar në Komunën e Rahovecit dhe […]
Beka po ashtu për Periskopin ka treguar emrat e dy të dyshuarve të tjerë të cilët janë Nysret Shala, zyrtar në Komunën e Rahovecit dhe Hazer Shehu, pronar i një kompanie private në Kosovë.
‘Sot është bërë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave. Musa Cenës, Nysret Shalës dhe Hazer Shehut. Pra kërkesa është bërë dhe sot pritet që Gjykata të mbajë seancën e parë dëgjimore për caktimin e paraburgimit’, ka thënë Imer Beka për Periskopin.
Zëvendëministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena së bashku me dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar mbrëmë për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar./Periskopi/












