Pas kërcënimeve të Thaçit, Haradinaj i pasigurtë nëse do të mbetet kryeministër

Në pyetjet e gazetarit Kelmendi lidhur me kërcënimet e presidentit Thaçi para një kohe, Ramush Haradinaj është shfaqur i pasigurtë se çka do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ai ka deklaruar se deri tash nuk ka pasur ndryshime apo pengesa në qeverinë e tij, por është shfaqur i pasigurtë nëse një gjë e […]
Në pyetjet e gazetarit Kelmendi lidhur me kërcënimet e presidentit Thaçi para një kohe, Ramush Haradinaj është shfaqur i pasigurtë se çka do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Ai ka deklaruar se deri tash nuk ka pasur ndryshime apo pengesa në qeverinë e tij, por është shfaqur i pasigurtë nëse një gjë e tillë mund të ndodhë pas një farë kohe, shkruan Periskopi.
Kryeministri ka shtuar se nuk ka terren për korrigjimin e kufijve si ide, dhe se kjo është kuptuar tashmë edhe nga vendim-marrësit, pra Thaçi e Vuçiq. /Periskopi











