Muharrem Nitaj Glauk Konjufcës: Nuk jam redaktor i portaleve online

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili tha se ai e ka krahasuar Listën Serbe me Lëvizjen Vetëvendosje. Nitaj, duke mohuar këto akuza të Konjufcës tha se ai nuk e ka krahasuar VV-në me askënd, shkruan Periskopi. “Nuk e kam krahasu me askënd. […]
Nitaj, duke mohuar këto akuza të Konjufcës tha se ai nuk e ka krahasuar VV-në me askënd, shkruan Periskopi.
“Nuk e kam krahasu me askënd. Glauku le të çohet dhe le ta gjen një fjali ku e kam krahasu me Listën Serbe”, tha ai.
Nitaj tha se nuk është redaktor i portaleve, prandaj s’jep përgjegjësi për titujt e tyre.
“Nuk jam redaktor i portaleve online, dhe nuk marr përgjegjësi për titujt e tyre”, tha ai.
Ditë më parë Nitaj e kishte akuzuar VV-në për sjellje të njëjtë të saj me Listën Serbe lidhur me votimin e Kompleksit Memorial në Prekaz, i cili u votua sot në Kuvend.
VV ka thënë se votimin e këtij ligji e kishte kundërshtuar fillimisht pozita, mirëpo, sipas tij, e ka sjell në agjendë pas bojkotimit të seancave të Kuvendit nga opozita, me qëllim që të krijoj një situatë të disfavorshme për opozitën. /Periskopi/











