Marihuana plak trurin

Marihuana plak trurin

Të tymosësh kanabis plak trurin mesatarisht me tre vjet, sipas një studimi të ri. U zbulua se e dëmtonte trurin duke e plakur deri në 2.8 vite, gjë që është më keq se çregullimi bipolar i mendjes apo problemet me hiperaktivitetin. Truri i skizofrenëve plaket me një mesatare prej katër vjetësh. Tymosja e kësaj bime […]

U zbulua se e dëmtonte trurin duke e plakur deri në 2.8 vite, gjë që është më keq se çregullimi bipolar i mendjes apo problemet me hiperaktivitetin.

Truri i skizofrenëve plaket me një mesatare prej katër vjetësh.
Tymosja e kësaj bime tregoi gjithashtu se plak organet me 6 muaj, shton studimi.

Plakja e trurit ul gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakut drejt organeve.

Autori që drejtoi studimin Dr. Daniel Amen, themelues i Amen Clinics, tha: “Zbulimi mbi abuzimin me kanabisin ishte veçanërisht i rëndësishëm, duke qenë se kultura jonë po nis ta shohë marijuanën si një substancë të padëmshme. Ky studim duhet të na frenojë nga përdorimi i saj.”

Ulja e qarkullimit të gjakut në tru, më parë është lidhur me dementian dhe goditjet në tru.

Kërkuesit analizuan 62.454 skanime të trurit nga 31.227 njerëz.

Skanimet u mblodhën gjatë pushimit dhe përqendrimit të trurit nga njerëzit me moshë nga nëntë muajsh deri në 105 vjeç, për të përcaktuar faktorët që kontribuojnë në plakjen e trurit.

Kërkuesit analizuan qarkullimin e gjakut në 128 rajone të trurit për të vendosur se sa të moshuar mendonin se ishin individët.

Sapo mësonin për moshën reale të individit, ata ishin në gjendje të masnin shkallën e përshpejtimit të plakjes.

Doktor George Perry, nga Universiteti i Teksasit, San Antonio, komentoi mbi kërkimin duke thënë: “Ky është një ndër studimet e para, bazuar mbi imazhet e popullsisë dhe këto studime të zgjeruara janë thelbësore për t’u përgjigjur se si të mbajmë strukturën e trurit dhe funksionimin e tij gjatë plakjes.”

Rezultatet gjithashtu sugjerojnë se çrregullimet shpejtojnë plakjen e trurit me 1 vit e gjysëm.

Zbulimet u publikuan në revistën ‘Alzheimer’s Disease’, (Sëmundja e Alcaimerit).

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve