Low pas humbjes nga Franca: Gjyqtari gaboi, nuk ishte penallti

Trajneri i Gjermanisë nuk është ndarë i kënaqur me gjykimin e ndeshjes nga Milorad Maziq. Gjermania pësoi një tjetër humbje në Ligën e Kombeve, ku këtë herë u mund në Paris nga Franca 2-1 dhe tani rrezikon seriozisht të bie në Divizionin B. Ish-kampionët e botës nuk arritën ta mbanin avantazhin nga pjesa e parë […]

Trajneri i Gjermanisë nuk është ndarë i kënaqur me gjykimin e ndeshjes nga Milorad Maziq.

Gjermania pësoi një tjetër humbje në Ligën e Kombeve, ku këtë herë u mund në Paris nga Franca 2-1 dhe tani rrezikon seriozisht të bie në Divizionin B.

Ish-kampionët e botës nuk arritën ta mbanin avantazhin nga pjesa e parë dhe në fund dolën nga fusha me kokën ulur.

Por trajneri Joachim Low ka thënë pas ndeshjes se rezultatin e ka vendosur një penallti e paqenë, duke aluduar në vendimin e gjyqtarit Maziq për t’i dhënë 11-metërsh Francës, 10 minuta para fundit të ndeshjes.

“Nuk ishte penallti”, ka thënë Low për ARD.

“Mats Hummels nuk e prek fare atë. Madje Matuidi ishte ai që i shkeli këmbën”.

“Ishim të barabartë me kampionët e botës, por u desh të shënonim edhe një gol në pjesën e parë”.

Gjermania ka vetëm një pikë nga tri ndeshje të luajtura dhe tani do të ndeshet me Holandën në muajin nëntor, ku edhe do të mësojë fatin e vet për edicionin tjetër të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin