Kosova gati për ndeshjen e nesërme

Kosova gati për ndeshjen e nesërme

Kombëtarja U21 e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit, që njëherësh është edhe dueli i fundit i Dardanëve të rinj në ciklin e tyre të parë kualifikues për Evropianin 2019. Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin Erdogan Celina gjatë kësaj stërvitjeje, e cila u zhvillua në stadiumin “Ramat Gan” në […]

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin Erdogan Celina gjatë kësaj stërvitjeje, e cila u zhvillua në stadiumin “Ramat Gan” në Tel-Aviv, punuan në skema të ndryshme dhe dhanë idetë e tyre të fundit për lojtarët.

Prekazi kërkoi nga futbollistët që të jenë syçelë dhe të mos i lejojnë hapësira kundërshtarit, duke e ditur që në ndeshjen e parë izraelitët kishin shfrytëzuar në maksimum mundësitë që iu dhanë para portës sonë.

Nga djemtë po ashtu u kërkua që ndeshjen e fundit ta luajnë pa presion, por me angazhim maksimal dhe me dëshirë për sukses.

Gëzon fakti se gjendja e të gjithë futbollistëve është shumë e mirë dhe që të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në duelin e nesërm. Ndeshja Izrael – Kosovë zhvillohet nesër në stadiumin “Ramat Gan” në orën 18:00 sipas kohës në Tel Aviv.

Deklaruan pas stërvitjes

Rron Broja: ”Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Siç dihet kjo është sfida e fundit për ne në këto kualifikime dhe disa prej lojtarëve do të përshëndetemi me Kombëtaren U21. Gjatë këtyre kualifikimeve kemi zhvilluar lojëra shumë të mira dhe pres që edhe nesër të kemi paraqitje dinjitoze dhe shpresoj të arrijmë fitore për t’iu hakmarrë Izraelit për humbjen e pamerituar në stadiumin “Adem Jashari”” .

Lirim Mema: ”Ekipi është në formë të mirë dhe ka treguar seriozitet gjatë tërë këtyre ditëve në stërvitje. Po e presim me padurim duelin me Izraelin dhe pres që t’i hakmerremi për atë humbje në Mitrovicë. Kemi punuar shumë gjatë stërvitjeve dhe besoj se në fund këtë fushatë të kualifikimeve ta mbyllim me fitore”.

Mirlind Daku: ”Sigurisht se ndeshja me Izraelin nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve dhe jemi optimist për sukses. Duam që të dëshmojmë si me lojë ashtu edhe me rezultat se humbja në Mitrovicë nuk ka qenë epilog real. Kam besim te ky kolektiv dhe shpresoj ta kemi ditën tonë”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova