Kastrati: LDK dhe Vetëvendosje penguan formimin e ushtrisë

Kastrati: LDK dhe Vetëvendosje penguan formimin e ushtrisë

Ish-komandanti i FSK-së, tash anëtar i Kryesisë së PDK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se të gjithë e dinë që shqiptarët nuk kanë pasur konsensus për ushtrinë nga viti 2014. Kastrati, në RTV Dukagjini, ka thënë se në vitin 2014 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ishin të gatshëm për të pranuar formimin e ushtrisë së Kosovës […]

Ish-komandanti i FSK-së, tash anëtar i Kryesisë së PDK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se të gjithë e dinë që shqiptarët nuk kanë pasur konsensus për ushtrinë nga viti 2014.

Kastrati, në RTV Dukagjini, ka thënë se në vitin 2014 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ishin të gatshëm për të pranuar formimin e ushtrisë së Kosovës me ndryshime kushtetuese.

“Dihet botërisht në atë kohë ne kemi mundur ta kemi ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe serbët ishin të gatshëm të votonin këto ndryshime, por përfaqësuesit e dy subjekteve politike ishin kundër këtij transformimi apo siç thanë përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes kundër dhënies së një favori serbëve”, tha Kastrati.

Sipas zyrtarit të PDK-së, këtyre dy partive u ka munguar largpamësia në atë kohë, dhe tani e kemi një shans të humbur.

“Ato parti nuk kanë qenë vizionare dhe largpamëse, pasi që po të kishin qenë më vizionare dhe t’i kishin paraparë këto probleme që ne sot po ballafaqohemi katër vite pas, ne do të kishim pasur ushtrinë”, tha ai.

Kastrati megjithatë u shpreh i lumtur që sot klasa politike shqiptare është unike sa i përket formimit të ushtrisë.

“Sot jam i lumtur që të gjitha subjektet politike shqiptare janë unike në qëndrimin për votimin e ushtrisë”, deklaroi  Kastrati.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja