Izrael – Kosovë, këto fotografi dëshmojnë se sa shumë e duan ekipin tonë këta tifozë

Kosova U21 e ka përmbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian. Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi është mundur 3:0 nga Izraeli në udhëtim në grupin e pestë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10 të fazës së grupeve. Ghanem me dy gola dhe Meir me një, ishin golashënues për vendasit. Kosova këto […]
Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi është mundur 3:0 nga Izraeli në udhëtim në grupin e pestë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10 të fazës së grupeve.
Ghanem me dy gola dhe Meir me një, ishin golashënues për vendasit.
Kosova këto kualifikime i përfundon në vendin e pestë me 12 pikë, por dallimi me vendin e dytë që mbahet nga Norvegjia është vetëm dy pikë.
Kosova në këtë ndeshje u përcjoll nga disa tifozë.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga kjo ndeshje të publikuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.





















