Ismaili: Lista e Barnave Esenciale do t’i përmbush nevojat e pacientëve dhe spitaleve

Ismaili: Lista e Barnave Esenciale do t’i përmbush nevojat e pacientëve dhe spitaleve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti Columbus, me temë “Beteja mes listës së dëshirave dhe nevojave të pacientëve”. Në këtë tryezë u diskutua për procesin e revidimit të Listës së Barnave Esenciale e cila nuk është bërë nga viti 2012 dhe të cilin Ministria e Shëndetësisë e […]

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti Columbus, me temë “Beteja mes listës së dëshirave dhe nevojave të pacientëve”.

Në këtë tryezë u diskutua për procesin e revidimit të Listës së Barnave Esenciale e cila nuk është bërë nga viti 2012 dhe të cilin Ministria e Shëndetësisë e ka nisur këtë vit.

Në fjalën e tij, ministri Ismaili tha se kjo listë duhet t’i përmbushë nevojat e pacientëve dhe spitaleve e jo të kompanive farmaceutike.

“Lista e Re e Barnave Esenciale duhet t’i përmbushë nevojat e pacientëve dhe spitaleve e jo të jetë një listë e dëshirave dhe nevojave të ndonjë kompanie. Që ky proces shumë i rëndësishëm të realizohet mbi këto standarde, unë kam themeluar Komitetin teknik për Revidimin e Listës Esenciale ku janë përfshirë akterë të shumtë dhe profesionalë, dhe të cilët do të kenë asistencën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, për të shmangur çdo konflikt interesi, ministri Ismaili bëri të ditur se kanë ftuar edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Këtë herë pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi është përfshirja e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kjo Agjenci është ftuar nga ne. Ata kanë qenë shumë ekspeditivë dhe përkrahës që të kontribuojnë dhe monitorojnë gjatë tërë kohës secilin hap të këtij procesi, duke filluar që nga hartimi i përbashkët i vendimit, ku është paraparë edhe deklarimi i konfliktit të interesit”, ka thënë ai.

Si rezultat final synohet që produktet të cilat do të jenë në listë, të jenë gjithmonë në stoqet e institucioneve shëndetësore dhe në shërbim të nevojave të pacientëve.

Synohet një listë e produkteve të cilat janë aq esenciale, sa t’i përmbushin nevojat kryesore të popullatës dhe të jenë tërë kohën të qasshme dhe me kosto të përballueshme.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj